X

Ku ndryshon rasti i turistëve të kërcënuar nga ai i punëtorëve të vrarë

Pabarazia në vëmendjen publike mbi dy turistët e kanosur dhe dy punëtorët e vrarë tregon se si ideologjia sunduese farkëton mendimin e gjithsecilit. Në rastin më të mirë, punëtori përfytyrohet si fatkeq. Por thuajse askujt nuk i shkon ndër mend se ai është subjekti më produktiv i shoqërisë. Turisti, sidomos i huaj, konsiderohet shtyllë e ekonomisë, ai që na sjell ca xhixha që të mbahemi. As këtu nuk i shkon kujt mendja te puna e një ushtrie të panumërt e kokulur kamerierësh, banakierësh, pastruesesh, kuzhinierësh etj., që, sikur të mos u mjaftonte sfilitja në zheg, duhet të durojnë edhe britmat e pronarit.

Edhe më e theksuar është kjo pabarazi vëmendjeje tek ata që janë pjesë e të gjithëdashurës klasë e mesme. Trajektorja e jetës së tyre nuk do t’i çojë kurrë në majë të skelës. Prandaj ata nuk identifikohen me punëtorin, por thjesht e mëshirojnë në distancë. Kurse, si turistë kronikë, sidomos të plazheve pas Llogarasë, u ngrihen qimet përpjetë nga identifikimi me turistin.

Arlind Qorri, marë nga Facebok i autorit

More in AKTUALITET, LAJME
“Me citove përgjysmë”, Mariana Kondi i përgjigjet Ramës: Më kanë pushuar nga puna nga TK, s’më përdor dot politika

Aktorja Marjana Kondi në një reagim në mediat sociale i është përgjigjur Kryeminsitrit Edi Rama, në lidhje me debatin për...

Close