X

Gjendet i mbështjellë me letër natribani trupi i pajetë, është vrarë para se të hidhej në det


Një ngjarje e rëndë është mësuar ditën e sotme ku një trup i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natribani në një largësi prej gjashtë miljesh nga bregdeti i Durrësit.

Trupi është zbuluar nga një anije peshkatarësh dhe ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë nga raportimet paraprake mësohet se ai është hedhur në det pasi është vrarë.

Trupi është gjetur mëngjesin e ditës së sotme nga anija e peshkimit, “Emiliani” ku ekuipazhi me konstatimin e kufomës, ka lajmëruar me radio policinë.

Ishte më tej Policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg.

Kufoma sipas burimeve është e dekompozuar, kjo gjë e ka vështirësuar zbulimin e identitetit të tij.

Ajo është përcjellë drejt morgut të Spitalit të Durrësit nga ku do ti nënshtrohet edhe akt-ekspertizës që do të mund të hedh dritë mbi ngjarjen e rëndë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ E moshuara zhduket pa gjurmë prej një jave, të afërmit kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Të afërmit e një 76-vjeçare që është larguar pa adresë nga shtëpia prej një jave në qytetin e Elbasanit kanë...

Close