X

FOTO/ E moshuara zhduket pa gjurmë prej një jave, të afërmit kërkojnë ndihmën e qytetarëve


Të afërmit e një 76-vjeçare që është larguar pa adresë nga shtëpia prej një jave në qytetin e Elbasanit kanë njoftuar policinë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Gruaja e moshuar që tashmë sipas familjarëve quhet e humbur është 76-vjeçarja Bale Sala. Ajo sipas vajzës së saj vuan nga sëmundja e sklerozës (probleme me kujtesën).

76-vjeçarja Sala në momentin që ka dalë nga shtëpia vetëm më 11 gusht, mbante veshur një fund me kuadrate gri dhe të bardhë si dhe një bluzë ngjyrë kafe.

Fëmijët dhe të afërmit e 76-vjeçares nga Elbasani bëjnë thirrje të gjithë personave që mund ta kenë parë dhe që kanë dijeni se ku mund të gjendet, të informojnë në numrin 0697353244 ose në komisariatin e policisë së Elbasanit.

Me gjithë kërkimet intensive të bëra që nga momenti i largimit të saj nga shtëpia nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.

More in AKTUALITET, LAJME
I dehur terrorizon nënën dhe vëllain me thikë, arrestohet 41 vjeçari

Policia e Librazhdit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në një familje duke vënë në pranga...

Close