X

VIDEO/ Dhunoi turistët, Mihal Kokëdhima del para Gjykatës me pantallona të shkurtra dhe shapka


Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës së Vlorës, Mihal Kokëdhima pronari i resortit turistik në jug të vendit i cili bëri bujë me aktin e tij ku sulmoi disa turistë spanjollë që nuk kishin pranuar të paguanin faturën në restorantit të tij për shkak të pakënaqësisë ndaj shërbimit.

Kokëdhima është paraqitur para organit të akuzës me pantallona të shkurtra dhe shapka, ndërkohë mësohet se ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg deri në një vendim të dytë pas hetimit të ngjarjes.

Kanë dalë pamjet e tmerrit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima është hedhur përpara furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë dhe ka goditur vazhdimisht xhamin e mjetit.

Brenda në makinë në ato momente ndodhej familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar, dhe kërkojnë ndërhyrje nga ana e policisë.

Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë, ndërsa Kokëdhima qëndronte në pjesën e kofanos.

Kokëdhima qëndron sipër mjetit për rreth 3 kilometra rrugë, edhe pse në atë mënyrë po rrezikonte edhe jetën e tij.

Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu.

Shoferi dhe shoqeruesi në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë. Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët. Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt. Merrni policinë, hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi. Shkoni në polici kështu.

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën.

Në një moment Kokëdhima zbret nga furgoni i gjakosur dhe mjeti largohet me shpejtësi, në pritje të ndërhyrjes nga ana e policisë.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Rama, kryeministri më i korruptuar i Ballkanit, mediat ndërkombëtare e tregojnë me gisht

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më...

Close