X

A do të lejojë Monika të kthehesh në LSI? Meta jep përgjigjen befasuese: Ja kush është sfida ime

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në RTV21, ka folur përveç të tjerave dhe për politikë. Dhe pse me pushime në Kosovë, nga Prevalla aty ku po pushon, ka dhënë disa mendime për situatën politike në vend.

Ndër të tjera Meta u pyet dhe për një kthim të mundëshm në krye të LSI, ku tha se kjo nuk është një sfidë e tij në këto momente.

A do të lejojë Monika të kthehesh në LSI?

Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen. Beteja ime për të ardhmen është rivendosja e vendit në rrugën e demokracisë, sepse ka dalë nga kjo rrugë. Së dyti, në rrugën e kushtetueshmërisë dhe të funksionimit të institucioneve në mënyrë demokratike.

Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre.Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

More in AKTUALITET, LAJME
Gjermania rrezikohet të bëhet “e sëmura e Europës”. Qeveria mendon të futet në borxh për të luftuar recesionin!

Gjermania rrezikon dhe një herë tjetër që të bëhet “e sëmura e Europës”. Ajo që mund të duket si provokim,...

Close