X

VIDEO/ Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, Erik Lloshi ‘e djeg’ në dasmë! Atmosferë e ndezur, momenti i krushqisë


Këngëtari Erik Lloshi ditën e sotme feston momentin më të bukur në jetë, kurorëzimin e dashurisë me vajzën që i ka vjedhur zemrën, Rominën.

Pak kohë parë Erik Lloshi tha se gjatë momenteve kur ai këndonte nëpër dasma të ndryshme, nuset kishin flirtuar me të, madje i kishin dërguar dhe letra.

Por, ditën e sotme Erik Lloshi është vetë protagonist dhe nusja e tij nuk ja ndan sytë!

Në një dasmë tradicionale, të realizuar në një nga resortet në periferi të Tiranës, Erik Lloshi i ka dhënë fund beqarisë me vajzën me origjinë serbo-kroate.

Nusja e veshur elegante, me një fustan stil sirenë dhe Eriku elegant me kostumin tradicional të zi, duke bukur bashkë.

Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, e cila duket mjaft lozonjare përkrah tij, çifti duket se e kanë shijuar në maksimum ditën e tyre më të bukur.

Në një video të ndarë në rrjet, duket Eriku bashkë me familjarët e tij që shkojnë krushq tek dasma e nuses. Me këngën e krushqve në sfond Eriku takon njerëzit e rreshtuar në lokal.

More in LIFESTYLE
FOTO/ Drini Zeqo flet për herë të parë për vajzën që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën

Moderatori simpatik Drini Zeqo edhe pse ka vite në ekran, i ftuar në intervista e emisione kur është pyetur për...

Close