X

Vdekja e miliarderit amerikan në burg, zbulohet rezultati i ekspertizës


Një kontrollues mjekësor ka vërtetuar të premten se miliarderi amerikan, Jeffrey Epstein, ka bërë vetëvrasje në burg.

Epstein-i ishte arrestuar në muajin korrik për shkak të akuzave për trafikim të njerëzve me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe dyshimeve për dhunë seksuale ndaj qindra vajzave të reja. Ai u gjet i vdekur në qendrën korrektuese të Nju Jorkut disa ditë më parë.

Një zëdhënëse e shefit për kontrolle mjekësore të Nju Jorkut tha se me anë të autopsisë është vërtetuar që Epstein-i ka vdekur pasi e ka varur veten. Pritet që për shkaktarin e vdekjes së tij të lëshohet zyrtarisht një raport me shkrim.

Që nga vdekja e miliarderit, janë ngritur shumë pyetje për kushtet e burgut ku ishte duke qëndruar ai. Për vdekjen e tij dhe rrethanat e saj ka pasur edhe spekulime dhe thashetheme të shumta.

FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë janë duke e hetuar këtë rast, ndërsa prokurori i përgjithshëm, William Barr, ka thënë se autoritetet kanë gjetur parregullsi serioze në këtë qendër ndalimi.

Dy roje që ishin duke e ruajtur Epstein-in janë suspenduar përkohësisht nga puna, ndërsa drejtorit të burgut i është ndërruar vendi i punës për një periudhë të pacaktuar.

Rojet e kishin për detyrë që t’i kontrollonin të burgosurit për çdo 30 minuta, por kjo procedurë nuk ishte zbatuar një natë para se Epstein-i të gjendej i vdekur, shkruan “The Guardian”.

More in BOTA, Magazine
Mbi 30 fëmijë/ Nga grekja te algjeriania, zbulohen gratë e sheikun 70-vjeçar të Dubait

Sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktoum është zëvendëspresident, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait. Pas vdekjes...

Close