X

Haradinaj: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Sipas tij, është e pakuptueshme se si “disa politikanë e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”-shkruan Haradinaj.

More in BALLKAN, LAJME
‘Jo lodër në dorën e Edi Ramës’/ Shkodra të hënën sërish në protestë

Shkodra dhe qytetarët e saj nuk mund të bien kurrësesi dakord me një kryebashkiak të dënuar për trafik droge. Ndaj...

Close