X

Bardhi: Shqipëria duhet të pastrohet nga krimi i Edi Ramës

Sekretari i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i lidhur me Edi Ramën.

Bardhi nënvizon se Rama dhe të tijtë kanë zaptuar thuajse gjithçka, kanë shkatërruar turizmin dhe po e mbajnë vendin tonë larg BE-së.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. 👊 Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik.

As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. 🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Del video, shihni si terrorizon turistët spanjollë pronari i lokalit në Himarë

Janë publikuar pamjet filmike nga ngjarja e rëndë e shënuar pasditen e djeshme në Himarë, ku pronari i lokalit “Panorama”,...

Close