X

Superkupa e Europës është e Liverpulit, të kuqtë triumfojnë me penallti

Liverpuli ka fituar për herë të katërt Superkupën e Europës, pasi ka mundur sot me penallti Çelsin në duelin e zhvilluar në Stamboll. Të kuqve iu desh një pritje me këmbë e portierit Adrian për të siguruar këtë trofe të rëndësishëm në fillimin e edicionit.

Ndeshja pa Çelsin të dominonte plotësisht pjesën e parë, edhe pse Liverpuli e nisi me vrull. Blutë krijuan raste të njëpasnjëshme para portës dhe goditën edhe traversën me Pedron, para se Zhiru të shënonte golin e avantazhit për skuadrën e tij e cila vazhdoi të rrezikonte e krijonte deri në pushimin e ndeshjes.

Por pak minuta pas kthimit në fushë, Liverpuli gjeti barazimin me Sadio Mane, i cili shfrytëzoi një pasim te shkëlqyer të Firminos të sapofutur në fushë. Dy skuadrat vazhduan të rrezikonin, por asnjëra nuk gjeti më rrjetën deri në vërshëllimën për fundin e 90 minutave, duke çuar sfidën në shtesa.

Në fillimin e minutave shtesë ishte Mane i cili shënoi përsëri për skuadrën e Liverpulit duke e kthyer në avantazh, por shumë shpejt erdhi barazimi i Çelsit me penalltinë e Zhorzhinjos. Kësisoj, me shifrat 2-2, për të zgjidhur fatin e ndeshjes u deshën gjuajtjet e penalltive.

Liverpuli ishte perfekt në 5 tentativat e tij duke dërguar topin në rrjetë. Ndërsa te Çelsi ishte Abraham ai që gaboi penalltinë e 5-të, me portierin Adrian që devijoi topin me këmbë dhe i dhuroi trofeun e radhës Liverpulit.

Liverpul-Çelsi 2-2 (5-4 p)
48′, 95′ Mane / 36′ Zhiru, 100′ Zhorzhinjo

Liverpul: Adrian, Gomez, Matip, Van Dajk, Robertson, Fabinjo, Milner, Henderson, Oksleid-Çamberlein, Mane, Salah.
Trajner: J. Klop

Çelsi: Kepa, Azpilikueta, Emerson, Zuma, Kristensen, Zhorzhinjo, Kante, Kovaçiç, Pulisiç, Pedro, Zhiru.
Trajner: F. Lampard

More in LAJME, SPORT
FOTO-EMRI/ Ky është 19-vjeçari nga Burreli i vrarë në Gjermani

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Wolfsburg të Gjermanisë, pas të...

Close