X

Arratisja nga Shqipëria, në 2018 u larguan më shumë se 2% e popullsisë

Nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të BE-së vetëm vitin e kaluar kanë shkuar 228.000 persona, pohojnë burime të EUROSTAT.

Numrin më të madh të këtij emigrimi si përherë e zënë shqiptarët me 62 mijë qytetarë, më pas nga Bosnje Hercegovina me 53.500 dhe nga Kosova 34.500 persona.

Ndërkaq edhe nga Maqedonia e Veriut janë larguar 24.300, Mali i Zi 3000 persona.

Shqiptarët që zënë vendin e parë të të larguarve më shumë, janë përqendruar në Itali me 23.000, Greqi 17.000 dhe Gjermani 10.000.

Ndërsa të ikurit nga vende të tjera të rajonit janë përqendruar kryesisht në Gjermani, Austri, Slloveni dhe Sllovaki.

Në raport me numrin e popullsisë më shumë largime janë shënuar nga Shqipëria me një popullsi 2.8 milionë banore që i thonë 2,2% e popullsisë ka emigruar ndërkohë që nga Bosnja dhe Kosova janë larguar 2% e popullsisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PD i publikoi të shkuarën kriminale, dorëhiqet Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë së Shkodrës, pas publikimit të dokumenteve nga Partia Demokratike, të cilat...

Close