X

Vodhi pasurinë socialiste, kush është drejtori i dënuar në Shkodër


Në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, e cila pretendon se ai është dënuar në Itali për drogë, një tjetër zyrtar rezulton të ketë probleme me drejtësinë.

Bëhet fjalë për drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, Mark Molla.

“BalkanWeb” ka siguruar një vendim gjykate, ku thuhet se në 1989 Molla është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale ‘Përvetësim të pasurisë socialiste” si dhe për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Po ashtu në vendim thuhet se si masë dënimi ndaj Mark Mollës është aplikuar edhe mbajtja e një pjesë të rrogës.

Për më tepër shihni vendimin e gjykatës, që mban datën 20/05/1961

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 30 qershorit, kryetari i ri i Bashkisë Shkodër u shpall Valdrin Pjetri, duke zëvendësuar kështu Voltana Ademin.

Pas akuzave të bëra publike nga PD se Pjetri rezulton i dënuar në Firence në vitin 2003 për veprën penale “trafik droge”, PS ka shtyrë ceremoninë e betimit të tij në këtë post, duke vonuar kështu konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ersekë, përfshihen nga flakët 15 hektarë pyje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Mësohet se 15 hektarët dushk dhe pisha...

Close