X

Video/ Protestë në Shkodër, mbështetësit e PD thirrje kundër Ramës

Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit, ndërsa u shprehën se nuk pranojnë zyrtarë të korruptuar në krye të bashkisë. Ata fillimisht janë tubuar tek prefektura e qytetit dhe më pas kanë nisur marshimi drejt rrugëve kryesore, ku nuk munguan as parullat me mbishkrime të ndryshme.

Drejtuesit e kësaj partie kanë menduar që protestën ta zhvillojnë pa mbajtur fjalime.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, protestuesit e Shkodrës mbajnë parulla me mbishkrime të ndryshme, ndërsa nuk kursejnë thirrjet  “Rama Ik”.

Kujtojmë se PD-ja publikoi një ditë më parë dokumente të autoriteteve italiane, të cilat sipas saj, faktojnë se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Protesta në Shkodër/ Spahia: Reagim ndaj kapobandës Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet

Nga protesta që po zhvillohet në Shkodër, ish deputeti demokrat Bardh Spahia, në një prononcim për Syri TV, është shprehur...

Close