X

Vdekja e Gjergj Xhuvanit/ Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi

Kryeministri Edi Rama duket i shokuar nga ndarja nga jeta e regjistorit Gjergj Xhuvani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se, i janë dashur disa minuta për të besuar lajmin e kobshëm.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.

Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zëri i Amerikës speciale për ligjin Antishpifje. Gazetarët dhe OSBE kundër kthimit të AMA në Gjykatë

Nga Mimoza Picari,  VOA Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për siguri...

Close