X

UNHCR: Qindra emigrantë të ‘ngecur’ në Mesdhe, asnjë vend nuk i pranon


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t’i marrë ata.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se “kjo është një garë me kohën” dhe shtoi se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”.

Emigrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.

Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.

More in BOTA, LAJME
Temperaturat e larta, ISHP këshillon qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në këto ditë përvëluese gushti. ISHP...

Close