X

U vetëdorëzua dje, Gjykata merr vendimin për zyrtarin socialist

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Arben Isaku, i cili akuzohej për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe të shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se njëjta masë është dhënë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin dhe ekonomistin e po të njëjtit institucion, respektivisht F. Rexho. dhe shtetasi me iniciale R.K.

Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, është vetëdorëzuar dje në Polici disa ditë pasi u shpall në kërkim.

Numri 2 i PS-së në Durrës është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t, ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës.

More in AKTUALITET, LAJME
I publikuan shtëpinë prej guri në Dardhë të Korçës, Sonila Meço: Atë copë tokë që kemi e gërmojmë mirë

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas lajmeve për shtëpinë e saj prej guri në Dardhë të orçës. Në një status...

Close