X

Trafikanti shqiptar dëbohet, por ja si kthehet prapë në Itali

Karabinierët në Viterbo kanë ndaluar një shqiptar 30 vjeç, i cili më herët ishte dëbuar nga Italia, për shkak të përfshirjes në trafik droge.

Shtetasi i dëbuar nga Italia është R.D. Ky i fundit ka vuajtur dënimin në burgun e Viterbos, pasi u kap me 38 kilogramë drogë. Me urdhër të gjykatës, pas përfundimit të dënimit me burg, ai u dëbua nga Italia dhe e kishte të pamundur të shkelë në shtetin italian, për së paku 5 vjet, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mirëpo, shqiptari ka përdorur një metodë, që e “ktheu” atë shpejt në shtetin italian. Ai martua shpejt në Shqipëri dhe mori mbiemrin e gruas. Kështu, pasi mori mbiemrin e gruas, shqiptari mori pasaportë të re, me të tjera gjeneralitete nga ato që ishte dënuar dhe më pas dëbuar nga Italia.

R.D., megjithëse i dëbuar, u kthye në Itali pa autorizimin e përcaktuar të Ministrisë së Brendshme, por u arrestua mbrëmjen e djeshme. Gjykatësi vendosi një dëbim të dytë për të.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Humbje e madhe”, Meta mesazh ngushëllimi për Gjergj Xhuvanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë...

Close