X

Temperaturat e larta, ISHP këshillon qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni


Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në këto ditë përvëluese gushti.

ISHP iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell, për të shmangur problemet shëndetësore.

Njoftimi i ISHP:

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të 🌡tempreaturave të larta këshillohet:

🔸 Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).

🔹 Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

🔸 Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠

🔹 Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡

🔸 Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤

🔹 Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗

🔸 Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚

🔹 Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

🔸 Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vodhi pasurinë socialiste, kush është drejtori i dënuar në Shkodër

Në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri është vënë në shënjestër të akuzave të...

Close