X

‘Stop lidhjes shtet-banda’, nis protesta e PD-së në Shkodër kundër Valdrin Pjetrit

Partia Demokratike nisi protestën e saj të paralajmëruar një ditë më parë në orën 19:30 të mbrëmjes së sotme.

Protesta ka nisur nga pendonalja për të përfunduar përballë prefekturës. Opozita kërkon largimin e kandidatit të PS-së, Valdrin Pjetri nga Bashkia e Shkodrës, pasi e akuzojnë për përfshirje në trafik droge dhe për probleme me drejtësinë italiane.

Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

More in AKTUALITET, LAJME
Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar...

Close