

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se prej dy javësh sistemi i thesarit në Ministrinë e Financave është jashtë funksionit.
Në denoncimin e saj, Tabaku sqaron se fakti i mbajtur në hije nga instancat përkatëse, thyen çdo standard të transperencës.
Sipas ish-deputetes, sistemi është bllokuar qëllimisht për të fshehur pagesa rimbushëse.
MESAZHI I TABAKUT
Cfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?
Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!
Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!
Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!
Postimi i Jorida Tabakut:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milani siguron fitoren e dytë radhazi, ekipi i Piolit mposht në transfertë Bolonjën
Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit ‘hero’, gazetari i bën komentin epik
Kristiano Ronaldo kthehet te goli, por Mesi i rrëmben një tjetër rekord
Rikthehen bisedimet Shqipëri-Greqi për paktin e detit? Ministri grek lajmëron takimin me Cakajn
Basha sulmon qeverinë: Trajtim selektiv të familjeve të pastreha nga tërmeti
Paraqitja e kryeministrit Rama pas tërmetit të 26 nëntorit, rolet që ai luajti para shqiptarëve
Bajatllëk, mjerim dhe një Gjitholog si kryeministër
“Nën rrënoja gjithçka patën”- Zëri i Amerikës: Thumana pas tërmetit. Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do të bëhet me banesat e tyre
Lini nje Koment