X

Rrahmani: Transferimi në Serinë A ishte një hap i madh, tani dua të fitoj zemrat e tifozëve

Amir Rrahmani arriti të hidhte një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Dinamo Zagrebi, te Helas Verona në Serinë A italiane. Mbrojtësi shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku foli për sezonin e ardhshëm dhe objektivat e tij personale.

Ai garantoi se në çdo ndeshje do të japë maksimumin në fushën e blertë, në mënyrë që të fitojë zemrat e tifozëve. Sakaq, Rrahmani pranoi se transferimi në Serinë A, ishte një hap i madh pasi do të ketë mundësi të luajë ndaj skuadrave më të mëdha.

“Përfunduam përgatitjet dhe gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Transferimi në Serinë A te Verona, ishte një hap i rëndësishëm për mua në karrierë sepse është një nga 5 ligat më të forta në botë. Çdo ndeshje është e vështirë kundër skuadrave dhe lojtarëve më të famshëm në botë.

Siç e kam thënë edhe gjatë prezantimit, unë premtoj se do të jap gjithmonë më të mirë time dhe do të jap gjithçka në fushë. Dua të fitoj zemrat e tifozëve pasi ata na kanë dhënë shumë dhe na kanë mbështetur pavarësisht gjithçkaje”, u shpreh Rrahmani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Lëvizje të papritura te Flamurtari, trajneri Haxhiu dhe drejtori sportiv japin dorëheqjen

Kur dukej se gjërat kishin nisur të merrnin formë te Flamurtari, sot ka ndryshuar gjithçka. Trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori...

Close