X

“Reforma në Drejtësi është perla e Shqipërisë’, Vasili-Sorecës: E ka emrin dështim, po bën të lulëzojë krimi


Duke marrë shkas nga deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca në lidhje me reformën në drejtësi, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili tha se reforma në drejtësi e ka emrin dështim dhe jo perlë.

Mes të tjerash Vasili i përgjigjet ambasadorit: “I dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre, por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete”.

Postimi i Vasilit:

Reforma ne drejtesi,u kap,u zhbe dhe degradoi ndaj emrin e ka deshtim dhe jo perle!?
Ambasadori Soreca thote per Euroneës:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”
Reforma qe shohin te gjithe shqiptaret eshte shnderruar ne nje kapje dhe deshtim qe s’ka nevoje per ndonje shkolle te madhe per tu kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit.
Nuk eshte perle drejtesia qe ne Gjykaten e Durresit jep dy vendime per bashkine se e urdheron Edi Rama duke u bere turpi i botes.

Nuk eshte perle prokuroria qe mbyll dosjet skandaloze,qe jane te hapura nga mediat me te medha te botes.

Nuk eshte perle drejtesia qe ne KLGJ dhe KLP mbushet me anetare te tyre pa asnje integritet fallsifikatore evazore dhe spiune te sigurimit.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk vepron ndaj KQZ qe refuzon dekretet e Presidentit per zgjedhjet.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk heton e denon hajdutet e qeverise tek unaza e re,teatri,koncesionet etj etj,por denon qytetaret e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe ne sy deshtimin e drejtesise ashtu si bejne mbi 83% e shqiptareve qe nuk besojne më tek ajo.

Po ta shohesh keshtu si shqiptaret,edhe reformen mund ta kthejme te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europes mund ti afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre,

por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia, duke parandaluar kështu një vrasje. Bëhet fjalë...

Close