X

Protesta në Shkodër/ Spahia: Reagim ndaj kapobandës Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet

Nga protesta që po zhvillohet në Shkodër, ish deputeti demokrat Bardh Spahia, në një prononcim për Syri TV, është shprehur se qyteti më i madh në veri të vendit nuk i nënshtrohet krimit.

Sipas tij, protesta  e sotme nuk është vetëm ndaj Valdrin Pjetrit, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama që e quan kapobandë.

“Rama kërkon nënshtrimin e  Shkodrës përmes trafikantëve të drogës, kur as baballarët e tij nuk e nënshtruan dot. Përveç një reagim ndaj Valdrin Pjetrit, është reagim ndaj kapobandës, Edi Rama, që po e kthen Shqipërinë në një narkoshtet. Protesta është ndaj Ramës si kreu i organizatës kriminale që drejton vendin. Shkodra nuk pajtohet me krimin e organizuar e as me ish komunistët e bijtë e tyre që drejtojnë vendin”, u shpreh Spahia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
La gruan me tre fëmijë për të, krimineli që çmendi femrat nuk gjen karar, ndahet dhe nga fejuara miliardere

Krimineli më seksi në botë Jeremy Meeks është ndarë nga e fejuara e tij miliardere, Chloe Green, pas dy vitesh...

Close