X

Një italian fiton nga lotaria 209 milionë euro


Një italian fatlum, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është shndërruar sa hap e mbyll sytë në një milioner. Ai ka fituar plot 209 milionë euro falë lotarisë Superenalotto, duke patur në biletë të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar.

Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në rrugën Cavour 46, në provincën Lodi.

Shuma e përftuar është më e madhja në historinë e Superenalotto dhe gjithashtu ndër më të majmet në historinë e lotarive botërore.

Për të shuar kureshtjen, numrat fitues të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76, numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.

More in BOTA, Magazine
Mbytet anija në Francë, vdesin dy motrat dhe një djalë 7 vjeç

Tre fëmijë janë mbytur në brigjet e Francës, pasi anija me të cilën ata udhëtonin u godit nga një dallgë...

Close