X

Nëse vërtetohen akuzat e opozitës, Valdrin Pjetri rrezikon deri në 4 vite burg

Nëse vërtetohet e kaluara kriminale në Itali dhe mashtrimi në formularin e vetëdeklarimit, Valdrin Pjetri rrezikon të dënohet deri në katër vite burgim.

Sipas dokumenteve të publikuara një ditë më parë nga PD, rezulton se Pjetri ka qënë i dënuar për trafik droge në Itali në vitin 2003, por në formularin e vetëdeklarimit, dorëzuar në KQZ, ai e ka fshehur këtë të dhënë.

Sipas nenit 5 të ligjit të Dekriminalizimit, fshehja e dënimit në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale:

“Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal.”

Kjo vepër, sipas Kodit Penal “dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.”

Pas denoncimit të opozitës, prokuroria ka nisur hetimet.

Deri më tani, megjithëse shtatë deputetë dhe kryetar bashkie janë shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, prokuroria ka mbyllur hetimet vetëm për njerin prej tyre: Elvis Roshin, ish-kryebashkiaku i Kavajës.

Roshi u shpall fajtor për fshehjen e të shkuarës në formularin e vetëdeklarimit dhe gjykata e Tiranës dënoi atë me 5 muaj burg. Ky dënim u konvertua në 60 orë punë në komunitet./Exit.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Denoncimi te Berisha: Prej tetë ditësh më mbajnë në Komisariat, edhe pse gjykata më liroi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar nje mesazh qe i ka ardhur nga një qytetar, teksa i shpreh shqetësimin tij. Qytetari...

Close