X

Kapen me drogë në Itali, policia arreston çiftin shqiptar

Një çift shqiptarësh u arrestua në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.

Burri dhe gruaja u përgjuan në stacionin hekurudhor Monfacone nga policia e Isontines.

Gjatë kontrollit, burrit iu gjet kokainë, si dhe iu sekuestrua marijuanë dhe mjete të tjera për paketim të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata ka vendosur “masë sigurie me burg” për të edhe për gruan e tij 23 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në burgun Coroneo në Trieste.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Trafikanti shqiptar dëbohet, por ja si kthehet prapë në Itali

Karabinierët në Viterbo kanë ndaluar një shqiptar 30 vjeç, i cili më herët ishte dëbuar nga Italia, për shkak të...

Close