X

Haradinaj flet troç: Ja me kë do të bëjë koalicion AAK


Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimi me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së.

Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën.

E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

More in BALLKAN, LAJME
Meta në Prevallë: Nëse do të jepej një çmim ndërkombëtar…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të shijojë freskinë e malit në zonën turistike të Prevallës, në këto ditë të...

Close