

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Wolfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje.
I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa ata mbeten të paidentifikuar.
Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen.
Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.
Të ngjashme
Firmoset vendimi, të prekurit nga tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë qiraje për një vit
Qesharake, kapet sërish në mashtrim/ Si po vazhdon ti dali boja llustraxhiut Veliaj
Edhe në Itali/ Tre lëkundje tërmeti godasin Aquilas brenda 30 minutave
Sot është dita e Rinisë, por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e Rinisë!!
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme
Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi
Pjesë e mafies së drejtuar nga vëllai i tij, kush është shqiptari i arrestuar edhe për trafik droge. Si ia “nxinë” jetën biznesmenit italian derisa…
Kokainë, kanabis, ekstazi dhe armë, “Shqiponjat” i ngrenë pritë grupit kriminal në urën e vjetër të Bunës
Lini nje Koment