X

‘Edi Rama është drejtuesi politik i krimit të organizuar’

I ftuar në Syri Tv, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka komentuar edhe sjelljen e Ramës me kriminelët të cilët i lartëson në pushtet dhe më pas i shet.

Gjata tha se ‘Edi Rama është drejtuesi politik i krimit të organizuar’

‘Po ta pyesësh Kryeministri thotë nuk di gjë vallahi. Është meritë e Lul Bashës që 19 deputetë të Ramës që ishin të dënuar, me një të shkuar kriminale, dolën jashtë Parlamentit me anë të ligjit të dekriminalizimit.

Dhe të mendosh që këta ishin përzier me vepra të ndryshme penale që fillonin nga përdhunime, trafik droge etj.

Këto kontigjente të famshme të krimit, Rama i ngriti në pushtet.

Ne thamë se kjo çështje, kjo histori u mbyll, me kryetarët e bashkisë së vitit 2015.

Këtu nuk është se Edi Rama nuk di gjë.

Pushteti i tij është i ndërtuar për krimin dhe me krimin.

Ky është problemi i Edi Ramës që është peng i krimit.

Edi Rama është drejtuesi politik i krimit të organizuar.

Pse Vanghush Dakos, SHBA i ndaloi hyrjen, sepse Edi Rama e mbante me forcë.

Vëllai i tij dhe të tjerë kanë dalë te dosja e laboratorit të Xibrakës. Ky nuk është pendim i Ramës, atij i ka mbetur vetëm ti shesë, se nuk ka se çfarë bën.’-tha Gjata.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kapen me drogë në Itali, policia arreston çiftin shqiptar

Një çift shqiptarësh u arrestua në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. Burri dhe gruaja u përgjuan në stacionin...

Close