X

Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?


Nga Jorida Tabaku

Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon!

Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë!

Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit.

Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë.

Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi.

Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon dështimin/ Zbardhet marrëveshja mes Zgurit dhe Arta Markut tre muaj para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u...

Close