

Dy vlonjatë kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, në fshatin Aliban, pranë Novoselës.
Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe dy kryepleq të fshatrave Mifol dhe Aliban, përkatësisht shtetasit N.D dhe Dh.N, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar kanabis, një armë zjarri dhe municione.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Mifoli”. Sekuestrohen lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione.
Vihen në pranga nga Policia 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban. Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
• një armë zjarri automatik
• 30 fishekë.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Tërmet me magnitudë 4.1 rihter në Tiranë dhe Durrës
Eneda Tarifa shpallet fituese e festivalit ‘Kënga Magjike’
Mesi magjik në triumfin e Barçës, i merr fronin e golashënuesve Benzema
Veliaj nuk di të ndalet, shihni ç’mashtrim shpik për lyerjen e shkallëve në 4 të mëngjesit (video)
Juventusi pëson humbjen e parë sezonale, festë në Romë dhe Milano
Shqiptari ndalohet në doganë, ja arsyeja përse u arrestua
Emri/ Aksident i frikshëm në Ballsh, makina përplas 45-vjeçarin, mjekët detyrohen t’i presin këmbën
Sali Berisha: Lokali i deputetit prishi pallatin, si po luhet me jetën e 90 familjeve për interesa direkte të Qefalisë
Lini nje Koment