X

VIDEO/ Për të mos u humbur, Veleshnja tallet me Braçen: Do të dalim të bëjmë spektakël, Beso ta hash gëzuar

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, njohur ndryshe nga fansat e tij si Betim Spërdhima ka vijuar me imitimet në rrjetet sociale të cilat i ndan me ndjekësit e tij ndërkohë që sot radhën për t’u imituar e ka pasur siç ndodh shpesh, zv.kryeministri, Erion Braçe.

Me ironi, aktori shprehet se ka dalë të bëjë plazh ndërkohë që ‘deti ka ikur’ por ai me ‘flamingon’ e tij (që nuk është sjellë mirë), janë të vendosur për ndëshkimin e të gjithë atyre që tregtojnë pa kupon tatimor.

Veleshnja nuk harron të përmend edhe pronarin e një prej ambienteve më të njohura në kryqytet i cili u mbyll për një periudhë dy ditore për shkak të mos deklarimit të xhiros dhe mos lëshimit të kopunit tatimor.

“Mirëmbrëmë, sot kam ardhur për të bërë plazh, por ndërkohë siç e shikoni ka ikur edhe deti ka ngelur vetëm kjo këtu dhe ndërkohë që ka ikur për shkak se i kanë vënë shiritin për shkak të kuponit tatimor, sot unë bashkë më këtë flamingon time që s’është sjellë aspak mirë, do dalim dhe do bëjmë spektakël bllokojmë çdo gjë me shirita e gjithçka i kam. Do marr ca pompaaahh me naftë e benzinë. Dhe mos harroni Besos ia mbylla dy ditë ama. Beso, ta hash gëzuar. Bye bye!”, shprehet aktori në videon e mëposhtme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Këngëtarja e njohur akuzohet për ngacmim seksual nga një balerin

Pak ditë më patë këngtëarja e njohur, Katy Perry u akuzua për plagjiaturë. Kënga e saj ‘Dark Horse’ e 2014...

Close