X

VIDEO/ Foto me fustan të bardhë mbi motorr uji, gjithçka shkon keq, nuses i ndodh e papritura

Një nuse shumë e bukur kishte vendosur që fotot me fustan nusërie t’i realizonte mbi një motorr uji, por i ka ndodhur e papritura kur po pozonte për fotografin dallgët e kanë tërhequr në oqean.

Ky ka qenë një moment plotë humor dhe nusja e ka kaluar me sportivitet.

Nusja Aili Reierson, nga Puyallup, Uashington, u ngjit në pjesën e prapme të një motori uji në bregun e Cancunit, Meksikë, kur valët e tërhoqën në oqean.

Aili, u hodh nga pjesa e prapme e motorit të ujit dhe u zhyt plotësisht në ujë. Ndërsa ajo tërhiqej nga valët e përplasjes, mbante ende në dorë buqetën e saj rozë, drejtuesi i motorit të ujit dhe një burrë tjetër nxituan që ta ndihmojnë.

Aili kthehet përsëri në breg dhe thotë: ‘Unë jam mirë, por këto qerpikë duhet të hiqen‘, ndërsa i dorëzon ato tek një i pranishëm.

More in LAJME, Magazine
SHBA-ja shtyn vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Kinës

SHBA-ja e ka shtyrë vendosjen e tarifave për disa importe nga Kina deri më 15 dhjetor, për shkak të “sigurisë...

Close