X

Teoritë konspirative mbi vetëvrasjen e miliarderit të njohur (mik i Trump dhe Clinton) trazojnë SHBA: Çfarë ndodhi në të vërtetë?


Vdekja e financierit të profilit të lartë Jeffrey Epstein po shoqërohet me teori konsiprative nga më të ndryshmet. 66 vjeçari i cili ishte në pritje të gjykimit për trafikim seksual dhe komplot, vrau veten në një qeli të Nju Jorkut.

Ai akuzohej se drejtonte një rrjet te gjerë vajzash nën 18 vjeç, të cilat shfrytëzoheshin për seks. Epstein njihej për miqësinë me kreun e shtëpisë së bardhë Donald Trump, ish presidentin Bill Klinton dhe princin Andrew i Anglisë.

Shumë prej zërave po përqendrohen në atë që politikanët mund të dinë për krimet e pretenduara të Epstein dhe nëse disa mund të kenë dashur të vdekur atë.

Hashtagu “Vrajsa e Epstein” ishte mes më të shpërndarëve gjatë fundjavës. Imazhe satirike dhe meme që sugjeronin gjithçka; nga vetëvrasja e rremë tek një vrasje e orkestruar, u shpërndanë mijëra herë. Facebook, Twitter dhe YouTube u mbushën më teori mbi atë që mund ti ketë ndodhur financierit.

Pjesë e spekulimeve u bënë edhe politikanë e gazetare, të tille si prezantuesi i NBC Joe Scarborough.

“Një njeri që kishte informacione që do të shkatërronin jetët e të pasurve dhe të fuqishmëve vdes në burg. Sa e parashikueshme. Tërësisht ruse”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio tha më herët se vdekja e Epstein ishte e leverdishme për personat e tjerë të inkriminuar. Epstein kishte tentuar të vetëvritej edhe në muajin korrik, e sipas raporteve fillestare ishte nën mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet burgut.

Kjo ngriti pikëpyetje që si ka mundur të vetëvritej ndërsa ishte në monitorim. Më vonë u sqarua se Epstein ishte hequr nga mbikëqyrja për vetëvrasje të mundshme pak para vdekjes. Kjo bëri që teoritë e konspiracionit të fokusoheshin tek marrja e këtij vendimi. Mes teorive më jorealiste ishin ato që sugjeronin përfshirje të çiftit Klinton ose Donald Trump-it.

Pikëpyetjet e vetëvrasjes

Rasti i financierit amerikan Jeffrey Epstein, për të cilin u raportua se kishte vrarë vetën në burg në pritje të gjykimit për abuzime seksuale, trafikim të të miturve dhe prostitucion, ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara.

Pikëpyetje janë ngritur mbi faktin se si kishte qenë në gjendje të vetëvritej në qelinë e burgut, milioneri mik i Donald Trump dhe ish-presidentit Bill Clinton.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, kërkoi një hetim të plotë mbi ngjarjen.

“Ajo që duam të dimë ne është sa shumë dinte Epstein. Sa milionerë apo miliarderë të tjerë janë ishin pjesë e aktiviteteve të paligjshme ku ishte përfshirë ai?”, shpjegoi De Blasio.

66-vjeçari i mohonte ai akuzat për trafikim seksual dhe muajin e kaluar u arrestua pa të drejtë lirimi me kusht. Vdekja e tij, erdhi pas publikimit të dokumenteve prej qindra faqesh të gjykatës, ku u përshkruheshin aktivitetet e paligjshme të financierit e bashkëpunëtorëve të profilit të lartë dhe gjithashtu zbuloheshin detaje turpëruese mbi zakonet e tij seksuale.

Edhe muajin e kaluar, pak pasi ju mohua liria me kusht, Epstein u gjet me plagë në qafë në qeli, në atë që autoritetet e burgut e hetuan si përpjekje të mundshme për vetëvrasje. Ka raportime kontroverse lidhur me faktin, nëse Epstein ishte nën mbikëqyrje për vetëvrasje pas incidentit. “Si ka mundësi që ai nuk ishte në mbrojte speciale? Çfarë po ndodh këtu?”, tha De Blasio.

Edhe prokurori I Përgjithshëm Robert Barr tha se u duhej dhënë përgjigje shumë pyetjeve serioze dhe njoftoi se Departamenti i Drejtësisë do të zhvillonte hetime.

Viktimat e tij shprehën zhgënjim që 66-vjeçari nuk do të dilte para gjykatës për krimet e kryera. Epstein akuzohej se paguante vajza nën moshën 18-vjeçare për akte seksuale në rezidencat e tij në Manhatan dhe Florida.

Hetimet

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr premtoi të hënën një hetim të plotë mbi atë që duket të jetë vetëvrasje e Jeffrey Epstein, një financier që ishte në pritje të gjykimit nën akuzat e trafikimit për seks.

“Ky rast ishte i rëndësishëm për viktimat që patën guximin të dilnin hapur dhe të meritonin mundësinë për t’u përballur me të akuzuarin në sallën e gjyqit.

Unë u skandalizova dhe në fakt i gjithë departamenti u zemërua kur mësoi për masat e pamjaftueshme në objektin e paraburgimit ku i burgosuri nuk u sigurua si duhet.
Tani jemi duke mësuar për parregullsi serioze në këtë strukturë, të cilat janë thellësisht shqetësuese dhe kërkojnë një hetim të plotë,” tha zoti Barr të hënën në Nju Orleans.

Ai tha se çështja e trafikut për seks nuk merr fund me Epstein-in. Barr tha se hetimi do të vazhdojë të ndjekë këdo që mund të ketë bashkëpunuar me Epsteinin.

Jeffrey Epstein u gjet i vdekur të shtunën në qelinë e tij në një qendër paraburgimi të Nju Jorkut. Ai u arrestua më 6 korrik dhe u akuzua për trafik seksual vajzash të mitura.

Epstein tha se ishte i pafajshëm.

Më vonë, po në korrik, ai u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë. Ai i mbijetoi këtij incidenti për të cilin zyrtarët thanë se po e hetonin si tentativë për vetëvrasje apo sulm të mundshëm.

Ekzaminuesi mjekësor i Nju Jorkut bëri një autopsi të dielën, por tregoi se shkaku i vdekjes së Epsteinit është “në pritje të informacionit të mëtejshëm”.

More in BOTA, LAJME
Tentoi të ndizte pompën e ujit, e zë korrenti 38 vjeçaren në Vlorë

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 07:36 mëngjesin e...

Close