X

‘Të ngrihet memorial për ushtarët amerikanë’/ Zbulohet VKM-ja e pazbatuar e Berishës, kush e la në mes projektin? (FOTO)

Ngritja e një memoriali për qytetarët turq të rënë gjatë grushtit të shtetit kundër presidentit Recep Erdogan ka qënë temë debati në politikë dhe jo vetëm.

Akuzave të shumta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se të vdekurit duhet të lihen të qetë dhe se kryeqyteti kishte vend për të gjithë.

Dosja.al ka nxjerrë nga arkivat një VKM të lëshuar gjatë kohës së kryeministrit Sali Berisha, ose saktësisht më 22.05.2013. Disa muaj para se Edi Rama të merrte postin e kryeministrit.

VKM-ja e Sali Berishës

VKM-ja urdhëronte ngritjen e një memoriali për ushtarët amerikanë të rënë gjatë luftës në Republikën e Shqipërisë.

Jo qytetarë të thjeshtë që luftuan, mbrojtën dhe vdiqën për interesat e vendit të tyre por ushtarë të angazhuar për mbrojtjen e vendit tonë, të cilët humbën jetën duke u përpjekur.

Për zbatimin e VKM-së, u caktua drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ai i Turizmit edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Përveç ministrave, gjithashtu detyra për memorialin iu caktua edhe Bashkisë së Tiranës, e cila duhet të caktonte një vend të përshtatshëm për ngritjen e memorialit. Në vitin 2013, Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryetari aktual i opozitës, Lulzim Basha, i cili ndodhej në atë post prej 2011.

Nuk dihet se në cilën hallkë “ngeci” VKM-ja e lëshuar nga Berisha. Nëse Basha e kreu detyrën e tij për gjetjen e një vendi për të, por nuk u miratua nga ministrat e qeverisë Rama. Apo pas largimit të Berishës, Basha, i cili mori drejtimin e PD-së e “harroi porosinë” e paraardhësit të tij.

Fakt është që Tirana, e cila ka vend për të gjithë, nuk ka për ushtarët amerikanë, të cilat kanë ndihmuar në kohëra të vështira jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mediat angleze: Shqiptarët kanë mbushur burgjet në Britani

Media britanike “The Telegraph” ka shkruar një artikull në lidhje me shqiptarët që burgosen në Britaninë e Madhe. Në artikull...

Close