X

Shorti të premten / Lion, Volfsburg, PSG, Barça apo Bajern. Të gjitha rivalet e mundshme të Vllaznisë dhe Mitrovicës

Vllaznia dhe Mitrovica kanë shkruar historinë sot duke kaluar fazën në grupe të Ligës së Kampioneve për të vazhduar me atë të eliminimit direkt, një arritje e rëndësishme për futbollin e femrave.

Por tani përballë do të jenë skuadra të një niveli tjetër, pasi bëhet fjalë për elitën e futbollit europian sa i përket futbolli të femrave. Në shortin që hidhet të premten, për fazën e parë me eliminim direkt, si Vllaznia, ashtu edhe Mitrovica, do të vihen përballë një prej 16 skuadrave më të forta në kontinent pasi dy ekipet shqiptare gjenden në vazon e dytë të shortit, atë të më të dobëtave.

Përballë janë emra të mëdhenj si Lioni që dominon prej vitesh Ligën e Kampioneve, apo Volfsburgu, pa harruar këtu PSG, Barcelonën, Bajern Mynih, Mançester Sitin apo Atletiko Madrid, të gjitha klube të cilat përveçse kanë traditë në futbollin e femrave, kanë krijuar edhe mbështetje të gjerë nga tifozeritë përkatëse.

Në vijim janë të gjithë kundërshtarët e mundshëm në shortin e të premtes për ekipet shqiptare:

Lion (fitues në fuqi), PSG – Francë; VfL Volfsburg, Bajern Mynih – Gjermani; Barcelona, Atletiko Madrid -Spanjë; Slavia Praga, Sparta Praga – Republika Çeke; Mançester Siti – Angli; Borndbi, Fortuna Hjorring – Danimarkë; Zyrih – Zvicër; BIIK Kazigurt – Kazakistan; Gllasgou Siti – Skoci; Tuente – Holandë; Fiorentina – Itali.

Ndeshjet e fazës së parë me eliminim direkt luhen me 11/12 shtator dhe 25/26 shtator.

More in LAJME, SPORT
Historike! Vllaznia për femra kalon grupet në Ligën e Kampioneve

Vllaznia për femra ia ka dalë më në fund të bëjë realitet një ëndërr që ndiqte prej shumë vitesh, atë...

Close