X

Rama “lëshon” urgjentisht Valdrin Pjetrin: I kemi rrugët të ndara, edhe vëlla ta kem nuk e toleroj

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas publikimit nga Partia Demokratike, të dokumentave, që dëshmojnë se i zgjedhuri prej ti si kandidat për Bashkinë Shkodër, por edhe për drejtimin politik të këtij qarku, Valdrin Pjetri, ka një të shkuar kriminale.

Rama thotë në statusin e tij se Pjetri është një njeri i edukuar, i zoli dhe i respektuar familjarisht, por se nuk do të tolerohet nëse rezulton e vërtetë që ai të ketë një të shkuar kriminale. Me statusin që ka shkruar, kryeministri u tregon qytetarëve, se nuk ka patur asnjë dijeni për këto fakte të publikuara sot.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që Edi Rama thotë se nuk ka asnjë dijeni për të shkuarën kriminale të një kandidati për kryetar bashkie. Të njëjtën gjë ai e ka thënë në rastin e Elvis Roshit, për të cilin, pasi e mbrojti për një kohë të gjatë, deklaroi se nuk kishte dijeni, se ishte një përdhunues.

Kujtojmë, se një muaj më parë, Edi Rama shkarkoi Ditmir Bushatin nga drejtues politik i qarkut Shkodër, për ta zëvendësuar me Pjetrin. /TPZ.al/

Statusi i plotë i Ramës:

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!
I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

LEXO EDHE:

Si u kthye hakmarrja primitive e Ramës ndaj Bushatit, në një shuplakë të hidhur për kryeministrin

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Nami” në Tiranë, pranga shoferit të autobusit, ndëshkim taksive

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një plan veprimi për mjetet e shërbimit publik, duke vënë në pranga një shofer...

Close