X

“Heronjtë” britanikë që u përleshën me agresorin e Sidneyt

Dy vëllezër britanikë po cilësohen si “heronj”, pasi ata janë përballur me agresorin e Sydneyt. Ata kanë përshkruar edhe përballjen e tyre të frikshme me të dyshuarin e aktit terrorist.

Luke O’Shaughnessy, 30 vjeç dhe Paul, 37 vjeç, pasi kanë arritur të neutralizojnë agresorin. Të dy burrat, nga Bury, Greater Manchester, ishin duke punuar në një zyrë në qytetin Australian kur dëgjuan ulërima në orën 14:00 me kohën lokale (04:00 BST).

Luke, një boksier profesionist i një goditjeje Thai, i tha BBC: “Unë isha ulur në tryezën time dhe dëgjova një ulërimë masive jashtë. “Pashë një burrë që mbante thikë të mbuluar në gjak duke u hedhur sipër një makine.”Unë pashë një plak duke shkuar tek ai me një karrige. Unë i thashë Palit: ‘Le të shkojmë – ka një thikë”.

Luka shprehet se arriti që ta rrëzojë agresorin me një karrige dhe një arkë. Ai shton se ishte e frikshme të ishe pranë agresorit, pasi mund të kishte armë. Si pasojë e sulmit, një grua 41 vjeçe u lëndua dhe ëhstë në gjendje të qëndrueshme në spital. Policia Australiane po vazhdon të marrë në pyetje të dyshuarin, dhe komisari Mick Fuller deklaroi se goditja me thikë për momentin nuk po klasifikohet si incident terrorist.

Dyshohet se agresori kishte një USB me pamje të ngjarjeve të tmerrshme me vrasje masive në Australi dhe SHBA. Ai mund të jetë frymëzuar prej tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Momente tmerri/ Një burrë “gëlltitet” nga shkallët elektrike (VIDEO)

Ata që e kanë parë padyshim janë ‘tmerruar’, pasi një burrë e gjeti veten të bllokuar brenda shkallëve elektrike. Në...

Close