X

Frikë nga murtaja afrikane, ndalohet importi i mishit nga Serbia


Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit – kjo ka ndodh në rrethin e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës.

“Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur./Klan Kosova

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Cuku

Është arrestuar në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Artan Cuku, Kristaq Leci. Roli i tij ka qenë ndërmjetësimi mes...

Close