X

Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Cuku


Është arrestuar në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Artan Cuku, Kristaq Leci.

Roli i tij ka qenë ndërmjetësimi mes vrasësit me pagesë Mikel Shallari dhe porositësit Bledar Jamabelli.

Arrestimi i tij vjen pas më shumë se dy vitesh nga ekzekutimi i Cukut në derën e shtëpisë së tij, në 8 Prill të 2017-tës, një ngjarje e cila tronditi opinionin publik.

Kristaq Leci ka qenë në Tiranë ditën kur ka ndodhur vrasja e Cukut, dhe ka lajmëruar Shallarin në momentin kur komisari po ngjiste shkallët.

“Ditën e krimit Mikel Shallari ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve.

Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”, thuhej në dosjen e prokurorisë bërë publike kohë më parë.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Ndërron jetë në moshën 40 vjeçare moderatorja e njohur (e dashur dhe për shqiptarët)

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërroi...

Close