X

Armina Mevlani flet hapur për marrëdhëniet me vjehrrit! Sali apo Liri Berisha, ja kush e llaston më shumë


Bloggerja Armina Mevlani njihet gjerësisht jo vetëm për bukurinë që e karakterizon dhe aktivitetit në rrjete sociale, por edhe për lidhjen e saj me djalin e ish- kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

E ftuar në emisionin veror “Pushimet On Top, nën drejtimin e Ori Nebiajt Armina Mevlani ka ardhur e sinqertë duke treguar detaje interesante me familjen Berisha.

Përveç marrëdhënieve të mira me dy fëmijët nga martesa e parë e Shkëlzenit, Armina Mevlani ka thënë se gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berishën.

Biseda

Ori Nebiaj: Me vjehrrin dhe me vjehrrën si janë marrëdhëniet?

Armina Mevlani: Shumë të mira.

Ori Nebiaj: Kush të llaston më shumë nga të dy?

Armina Mevlani: Po tani normale që kur bëhet pjesë për llastim i shkon më shumë femrave. Gratë llastojnë më shumë.

Ori Nebiaj: I thërret vjehrra apo në emër?

Armina Mevlani: Jo e thërras Lili. Nuk kam pse ta thërras vjehrra. Mua nuk më pëlqejnë këto.

Ne respektohemi shumë dhe për mua respekti me njëra- tjetrën është më e rëndësishme se sa forma si e thërret.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Luana Vjollca publikon njerëzit më të shtrenjtë të jetës, Stresi lë komentin e papritur

Ditën e djeshme motrat Vjollca ndanë momente të bukura nga pushimi i tyre me jaht në Jug të Shqipërisë. Bashkë...

Close