X

Armina Mevlani: Dua fëmijë pas martesës


Armina Mevlani ka qenë e ftuar në “Pushime on Top” ku ka rrëfyer disa prej planeve për të ardhmen krahë partnerit të saj Shkëlzen Berisha. Ajo ka treguar se dëshiron të bëjë fëmijë, por nuk ka lënë pa përmendur as fëmijët e Zenit.

Ajo është shprehur se i do shumë ata dhe është e lumtur që fëmija e saj nuk do të jetë vetëm.

Gjithsesi, një fëmijë nuk është në planet e afërta pasi fillimisht ajo mendon të bëjë një dasmë madhështore.

“Absolutisht që e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur që Zeni i ka dy fëmijë të cilët i dua shumë.

Do e di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla.

Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk me ka bërë asnjëherë presion, por duke qenë se jemi të dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht te familja.

Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe, por unë mendoj që kur te vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese”.-ka treguar blogerja.

More in LIFESTYLE
Armina Mevlani flet hapur për marrëdhëniet me vjehrrit! Sali apo Liri Berisha, ja kush e llaston më shumë

Bloggerja Armina Mevlani njihet gjerësisht jo vetëm për bukurinë që e karakterizon dhe aktivitetit në rrjete sociale, por edhe për...

Close