X

Shpërthen depoja ushtarake në Irak, një i vdekur, 29 të plagosur

Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një depo armësh të drejtuar nga një grup i milicisë duke shkaktuar shpërthime në Bagdad.

Depoja, e drejtuar nga një grup ushtarak nën ombrellën e Forcave të Mobilizimit Popullor të mbështetur nga Irani, është vendosur në një bazë jugore të policisë në periferitë jugore të Bagdadit, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif Badr tha: “Policia tha se zjarri ishte ndoshta për shkak të pakujdesisë, kushteve të dobëta të depozitimit dhe temperaturave të larta. Ministria e Brendshme ka urdhëruar hetim për rastin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë shkund dhe Kosovën

Pas Shqipërisë, tërmetet e forta kanë shkundur edhe dy komuna të Kosovës. Sipas të dhënave të faqes të specializuar për...

Close