X

Murinjo tallet me Çelsin e Junajtidin: Më shumë shanse për të fituar titullin ka Mançester Siti B


Zhoze Murinjo vazhdon të jetë protagonist në media, edhe pse larg fushave të blerta.

Që nga koha kur u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit, Murinjo vazhdon të bëjë rolin e një analisti në emisionet televizive ku nuk i kursen ironitë me skuadrat të cilat ka drejtuar në të shkuarën.

Së fundmi, Murinjo është ndalur te Premier Liga, aty ku është i bindur se Çelsi dhe Junajtid nuk mund të konkurrojnë për titullin kampion, duke shtuar se më shumë mundësi për të fituar ka Mançester Siti B. Skuadra e dytë e Sitit, sipas Murinjos është shumë më e mirë se ajo e Junajtidit apo e Çelsit dhe këtu bëhet fjalë për ekipet e para.

“Mançester Siti, Totenhemi, Liverpuli dhe Mançester Siti B kanë mundësi për të fituar.

Kur pashë stolin në ndeshjen e fundit dhe lojtarët që nuk ishin përfshirë, seriozisht mendova se ekipi B mund të luftojë për titull.

Do të donim të ishin edhe Arsenali, Junajtid apo Çelsi por kjo është e pamundur”, u shpreh Murinjo.

More in LAJME, SPORT
DETAJE/ E vranë para katedrales në sy të të gjithëve, ja vendi ku u ekzekutua ushtari i Met Kananit në Rrëshen

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit, ushtarit të Met Kananit që u vra ditën...

Close