X

FOTO/ E kafshon gjarpri, këngëtari amerikan, Mike Posner dërgohet me urgjencë në spital


Ylli i nominuar nga Grammy, njihet për hitet “Cooler Than Me” dhe “The Took a Pill in Ibiza”, dhe padyshim është një ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Ai e tregoi rastin e tij të kafshimit nga gjarpri helmues, përmes rrjeteve sociale.

“Ditë e çmendur dje! Sapo kisha ecur 16 milje dhe do kisha për të bërë edhe 8 të tjera pasi u ndava nga një grup vrapues. Ai helm nuk është shaka”, u shpreh ai në postimin në rrjetet sociale përmes një video ku tregonte se sorollatej nëpër spitalin e Kolorados.

Këngëtari u tregoi fansave të tij se ai po merr trajtimin e duhur.

Ndërkohë janë parë edhe komentet e kolegëve të tij të cilët kanë treguar se ndihen të lumtur që këngëtari është përmirësuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

More in LIFESTYLE, Magazine
Bieta Sulo thumbuese ndaj emisionit të Rudina Magjistarit: Ishim me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë

Moderatorja, Bieta Sulo ka rrëfyer eksperiencën e saj 1-vjeçare në emisionin e pasdites, duke theksuar se emisioni i orës pesë...

Close