X

Firmos Balliu, projekti milioner i sheikut arab në Spanjë fillon prej mbrojtësit kuqezi

Ivan Balliu është futbollisti më i ri i Almerias në kategorinë e dytë spanjolle. Mbrojtësi ishte prej kohësh në bisedime me klubin dhe sot ka firmosur marrveshjen e tij në praninë e sheikut arab Turki Al-Sheikh, i cili është këshilltar i familjes mbretërore në Arabinë Saudite.

Ai mori në pronësi Almerian pak ditë më parë dhe ndër emrat që u kontaktuan për të nisur projektin e ri, ishte Ivan Balliu, në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën pasi mbylli marrëveshjen me Metz. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Balliu ka nënshkruar për dy vite, me opsion zgjatjen e marrëveshjes për një tjetër edicion në radhët e këtij klubi i cili në të kaluarën ka qenë për disa vite pjesë e La Liga.

Pikërisht kthimi në elitë është qëllimi që Al-Sheikh i ka vënë vetes. Edhe ai u prezantua po sot si pronari i ri i skuadrës dhe menjëherë bëri të ditur se do të bëheshin investime të mëdha për një qendër sportive, përmirësimin e stadiumit, aktivitete promocionale e bamirësie si dhe sigurisht për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ekipit. Pas tij, u prezantua edhe trajneri Pedro Emanuel, ndërsa futbollisti i parë i epokës së re që u prezantua ishte pikërisht Balliu, që tregon kësisoj se do të ketë një rol thelbësor në këtë projekt të ri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Del videoja, e pazakontë në Australi, shikoni çfarë dëbore!

Një mot i pazakontë ka përfshirë botën, të ndarë në dy ekstreme. Teksa e gjithë Evropa, përfshirë dhe Shqipërinë, po...

Close