X

Tajfuni Lekima shkakton 28 të vdekur dhe 1 milion të evakuuar


Ka shkuar në 28 bilanci i të vdekurve në Kinë si pasojë e tajfunit Lekima, raportuan sot mediat shtetërore.

Si pasojë e përmbytjeve, mbi një milion njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta.

Autoritetet njoftuan se vdekjet janë shkaktuar për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut ndërkohë që 10 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Lekima goditi fillimisht në orët e para të së shtunës Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shanghait.

Stuhia u cilësua në fillim si një “super tajfun” por u dobësua pak para rënies në tokë, kur erërat ishin me shpejtësi 187 km/orë.

Rrëshqitja e dheut që mbyti disa njerëz ndodhi në Wenzhou, afër vendit ku stuhia bëri që të shembej dheu.

Lekima tani po ngadalëson rrugën drejt veriut përmes provincës Zhejiang dhe pritet të godas Shanghain, i cili ka më shumë se 20 milionë banorë.

Ekipet e urgjencës kanë luftuar për të shpëtuar shoferët e bllokuar nga përmbytjet, ndërkaq rënia e pemëve dhe ndërprerjet e energjisë ka ndodhur në shumë zona.

More in BOTA, LAJME
Porto Romano, hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion lekë subjektit

Një subjekt është gjobitur me 41 milion lekë gjobë në Porto Romano, pasi u evidentua se hidhte në treg karburant...

Close