X

Vllaznia merr fitoren e dytë në Champions, vajzat kuqeblu kalojnë kundërshtaret malteze

Në grupet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Vllaznia e femrave ia ka dalë të rrëmbejë triumfin e dytë teksa ka mposhtur ekipin maltez të Birkirkara me rezultatin minimal 1-0. Ashtu si edhe në ndeshjen e parë të grupit ku shënoi dy gola, heroina e këtij takimi ishte Amanda Dojli.

Sulmuesja realizoi golin e fitores për ekipin e saj, teksa kaloi në avantazh Vllazninë prej minutës së 10 të pjesës së parë. Megjithatë, vajzat shkodrane u treguan të zonjat për të ruajtur avantazhin e krijuar duke e mbrojtur me fanatizëm deri në përfundim të 90 minutave.

Ndërkohë, pas ndeshjes së dytë, Vllaznia renditet në vendin e parë të grupit me dy fitore, teksa në ndeshjen e fundit do të presë skuadrën e Gintres, nga Lituania, i cili është edhe vendi organizator. Kujtojmë, se nga grupi mund të kualifikohet vetëm një skuadër.

More in LAJME
Sulmuesi i Shpresave shkëlqen me Çelsin, dopietë për Armando Brojën

Armando Broja ka shkëlqyer në ndeshjen e parë sezonale të Çelsit për grupmoshat 18-vjeçare. Sulmuesi e shënoi emrin e tij...

Close