X

Socialistë të kapur dhe të frikësuar, ja se si Rama mban peng të tijët me Abdylajt dhe Bajrajt

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, në një shënim në Facebook, ndërsa ngre pyetjen përse socialistët nuk flasim për krimin dhe korrupsionin që ka përfshirë qeverinë Rama, tashmë e akuzuar edhe ndërkombëtarisht, shkruan edhe për arsyet përse socialistët kanë zgjedhur të heshtin.

‘PS e ndarë në socialistë të friksuar dhe socialistë të kapur.

Gjithkush sot pyet pse socialistët nuk flasin, pse PS hesht përballë mijëra provave të dala në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar për vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin.

Arsyeja tanimë është e qartë.

Janë ata socialistë me të cilët Rama është treguar zemërgjerë duke i dhënë ndonjë thelë të vogël paraje nga aferat korruptive, njerëz të vegjël apo ish xhepista.

Pastaj janë socialistët e friksuar, të cilët janë edhe më koshientë dhe kanë edhe më shumë informacion se cilido qytetar, media kombëtare dhe ndërkombetare për lidhjet e Ramës me bandat.

Në fakt ata nuk i tremben Ramës por i tremben bandave që ai përfaqëson në rajon.

Dhe sot disa prej tyre, nga larg mundohen që të shpëtojnë partinë me një koment këtu dhe një koment atje, por shumë shpejt ata ndërrojnë mendje nga një telefonatë që i vjen darkave vonë nga një mik i kryeministrit, mundet edhe Avdylajt që pamë në përgjime apo edhe Bajrat.

Një gjë është e qartë.

Edhe socialistët që janë në parti, në Parlament dhe në vende të tjera, sot shpresojnë tek largimi i Ramës por vetë nuk flasin dot.

Disa nga frika dhe disa se kanë bërë një sy qorr për koncesionet e Ramës.’

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Fshini WhatsApp-in nga celulari”/ Ekspertët ngrenë alarmin, zbulojnë të metën e këtij aplikacioni

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e “WhatsApp”-it. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e...

Close