X

Rrëfehet autori i masakrës në SHBA, udhëtoi mbi 1 mijë km për të kryer sulmin


Vrasja në masë e 22 personave në shtetin e Teksasit një javë më parë kishte si synim popullsinë latine në vend.

Patrick Crusiuska, autori i masakrës ka rrëfyer se kishte udhëtuar rreth një mijë kilometra deri në qytetin kufitar të El Pasos, ku ndodhi tragjedia. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron masa për mbajtësit e armëve.

Autori i masakrës së El Pasos në një qendër tregtare fundjavën e kaluar, ku u vranë 22 persona, ka rrëfyer se objektivi i tij ishin shtetasit meksikanë.

Sipas një procesverbali të policisë vendase të publikuar në mediat amerikane, 21-vjeçari Petrik Krusius e kishte ndërmarrë sulmin për shkak të racizmit për latinët.

Urrejtjen për ata që ai i quante pushtues të Amerikës e kishte shprehur edhe në një manifest të hedhur në internet përpara sulmit.

I dyshuari mësohet se ditën e ngjarjes kishte udhëtuar rreth një mijë kilometra nga qyteti i Dallasit drejt qytetit kufitar të El Pasos në shtetin e Teksasit.

Me vetë ai kishte një armë gjysmautomatike tip Kallashnikov dhe shumë krehra rezervë.
Pas sulmit ai u arrestua nga policia kur po largohej me makinë, dhe akuzat e rënda mund ta dënojnë me vdekje.

Pasi El Pason dy ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do të punojë seriozisht për të propozuar masa për kontrollin e armëve të zjarrit.

“Nuk duam që armët të përfundojnë në duart e njerëzve të çmendur, të sëmurë mendërisht dhe të rrezikshëm.

Do të kërkojmë verifikimin inteligjent të historikut të çdo zotëruesi armësh,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se këto ide do t’ia shpaloste edhe organizatës së fuqishme që mbron të drejtat e armëmbajtësve.

More in BOTA, LAJME
Ambasada amerikane nxjerr foton, George W. Bush duke përqafuar të moshuarën në Fushë-Krujë

Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar foton e George W. Bush kur vizitoi Fushë-Krujën, disa vite më parë. Me...

Close